Foto:VCG

Foto:VCG

Dhoma e Tregtisë Kinë-Itali ka njoftuar për një rritje të ndjeshme të anëtarësisë të vet, e cila pothuajse është dyfishuar në dy vjet.

Dhoma kishte gjithsej 838 anëtarë deri në fund të vitit 2021, 92 për qind më shumë se në fund të 2019-s, sipas Paolo Bazzoni-t, i cili u rizgjodh kryetar i saj kohët e fundit.

Dhoma e Tregtisë Kinë-Itali ka shtatë zyra nëpër rajone të ndryshme të Kinës, duke përfshirë dy zyra të reja që u hapën në Shenzhen dhe Chengdu vitin e kaluar, për të mbështetur zhvillimin e kompanive të veta anëtare dhe të partnerëve të tyre kinezë, u shpreh Bazzoni.

Dhoma ka organizuar që prej vitit 2020 mbi 300 veprimtari për të vendosur bashkëpunim ndërmjet komuniteteve italiane dhe kineze të biznesit në fusha që shkojnë nga tranzicioni i energjisë te ushqimet dhe pijet, theksoi ai.

Ndër përparësitë strategjike të Dhomës së Tregtisë Kinë-Itali janë identifikimi dhe shfrytëzimi i mundësive me homologët e vet në Kinë, tha Bazzoni, duke shtuar se ajo do të vazhdojë të japë udhëzime dhe informacione me cilësi të lartë për kompanitë e veta anëtare.