Foto:VCG

Foto:VCG

Politikat e uljes së varfërisë në Kinë kanë zbutur rrezikun ekonomik të fatkeqësive gjeologjike, sipas një studimi të fundit nga Instituti i Shkencave Gjeografike dhe i Studimit të Burimeve Natyrore të Akademisë së Shkencave të Kinës.

Hulumtuesit kanë analizuar rreziqet e fatkeqësive gjeologjike në Kinën Jugperëndimore në periudhën e viteve 2009 deri më 2017. Ata zbuluan se humbjet e drejtpërdrejta ekonomike nga fatkeqësitë gjeologjike, veçanërisht në zonat e varfra, janë pakësuar në mënyrë të efektshme që nga fillimi i vënies në jetë të politikave për pakësimin e varfërisë.

Studimi tregon se ndryshimi në sjelljen shoqërore është një faktor i rëndësishëm në marrëdhëniet ndërmjet zhvillimit ekonomik dhe rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore. Ndryshimet shoqërore mund të ndikohen nga politikat e zbutjes së varfërisë.

Studiuesit arritën në përfundimin se politikat e zbutjes së varfërisë kanë pakësuar mundësinë e ekspozimit dhe të prekjes prej rreziqeve të fatkeqësive gjeologjike. Banorët e Kinës Jugperëndimore, veçanërisht në zonat e goditura nga varfëria, kanë forcë më të madhe përballuese dhe janë më të përgatitur psikologjikisht në rast të fatkeqësive të mundshme.

Studimi u publikua në revistën "Humanities and Social Sciences Communications".