foto nga CMG

foto nga CMG

Peng Liyuan, bashkëshortja e presidentit të Kinës Xi Jinping, njëherësh ambasadore e vullnetit të mirë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh) për tuberkulozin dhe sidën, mbajti një videofjalim të enjten me rastin e Ditës Botërore të Tuberkulozit.

Znj. Peng tha se qeveria kineze ka parandaluar dhe trajtuar shumë seriozisht tuberkulozin dhe e ka përfshirë atë në strategjinë kombëtare të shëndetësisë. Në Kinë janë krijuar fonde të posaçme, të sëmurëve u ofrohet falas ekzaminim i rregullt dhe barna kundër tuberkulozit dhe niveli i shërimit nga kjo sëmundje është ruajtur mbi 90 për qind, shtoi ajo.

Edhe gjatë pandemisë COVID-19, qeveria kineze dhe të gjithë sektorët e shoqërisë kanë marrë masa aktive për kujdesin ndaj të sëmurëve me tuberkuloz dhe kanë siguruar mosndërprerjen e mjekimit e tyre, bëri të ditur znj. Peng.

Në Kinë ka mbi një milion vullnetarë për të nxitur ndërgjegjësimin e publikut për parandalimin e trajtimin e tuberkulozit dhe për të ndihmuar e mbështetur të sëmurët, tha ajo.

Zonja e parë e Kinës vuri në dukje më tej se, pavarësisht nga arritjet në parandalimin dhe trajtimin e tuberkulozit, kjo sëmundje mbetet ende një problem shëndetësor global dhe përbën një kërcënim serioz për shëndetin publik, ndërkohë që epidemia e COVID-10 i ka ndërlikuar më tej përpjekjet kundër tuberkulozit.

"Duhet të përballojmë sfidat e reja me besim, dashuri dhe këmbëngulje," tha Peng Liyuan.

Duke shprehur shpresën që të gjitha vendet do të ndajnë përvojën e tyre në përballimin e tuberkulozit dhe do të realizojnë bashkëpunim frytdhëdhës, ajo u bëri thirrje palëve të marrin pjesë aktivisht në masat për realizimin në kohë të objektivave lidhur me shëndetësinë të Agjendës për Zhvillimin e Vazhdueshmëm 2030. (Wang Lei/ Artan)