Foto: MPJ

Foto: MPJ

Kina nuk ka ndërhyrë kurrë në punët e brendshme të Afganistanit dhe nuk ka kërkuar kurrë përfitime egoiste apo sferë ndikimi, u tha këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm kinez Wang Yi zyrtarëve talibanë afganë në Kabul të enjten.

Wang u takua me zëvendëskryeministrin në detyrë Mullah Abdul Ghani Baradar dhe ministrin e Jashtëm në detyrë Amir Khan Muttaqi të qeverisë së përkohshme të talibanëve afganë. Vizita e tij u krye në prag të Mbledhjes të 3-të të Ministrave të Jashtëm të Vendeve Fqinje të Afganistanit, që po përgatitet nga pala kineze.

Kina dhe Afganistani janë vende fqinje mike të lidhura me male e lumenj dhe me shkëmbime dypalëshe që prej mbi një mijë vjetësh, vuri në dukje Wang.

Sipas tij, Kina respekton sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Afganistanit, zgjedhjet e pavarura të popullit afgan dhe besimet fetare e zakonet etnike të Afganistanit.

Duke cituar thënien afgane se Kina është i vetmi vend i madh që nuk e ka dëmtuar kurrë Afganistanin, Wang theksoi që Kina është e gatshme të vazhdojë miqësinë tradicionale ndërmjet dy popujve dhe të zhvillojë marrëdhënie normale, miqësore dhe të fqinjësisë së mirë me Afganistanin, mbështetur në Pesë Parimet e Bashkëjetesës Paqësore.

Ai tha se Kina është e gatshme ta ndihmojë Afganistanin të bëhet i pavarur e të arrijë zhvillim të pavarur, si edhe që e ardhmja dhe fati i Afganistanit të jetë në dorën e popullit afgan.

Kryediplomati kinez mbërriti në Kabul nga kryeqyteti pakistanez Islamabad, ku mori pjesë në një mbledhje dyditore të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik.