foto nga Xinhua

Zv/kryeministri i Kinës Liu He dhe zyrtarë të tjerë në vendndodhjen e rrëzimit të aeroplanit në Jugun e Kinës/ foto nga Xinhua

Zyrtarët e lartë kinezë, që shkuan në Rajonin Autonom Guangxi-Zhuang të Kinës Jugore për mbikëqyrjen e operacioneve të shpëtimit pas rrëzimit të një aeroplani udhëtarësh, theksuan të mërkurën se duhet të bëhen në mënyrë të menjëhershme dhe të plotë punët e kërkim-shpëtimit dhe të trajtohen si duhet pasojat.

Gjatë një mbledhjeje, ata u bënë thirrje ekspertëve për hetime të gjithanshme dhe për të mbledhur prova për identifikimin e shkakut të aksidentit, si edhe falënderuan punonjësit e shpëtimit.

Shqetësimeve të publikut u duhet dhënë përgjigje aktive me publikimin e vazhdueshëm të informacionit, thanë zyrtarët në këtë mbledhje.

Ata propozuan gjithashtu të kryhet një rishikim i posaçëm i sigurisë lidhur me aviacionin civil dhe të gjithë sektorët e tjerë kryesorë të vendit, që të shmangen aksidente të mëdha dhe të rënda të sigurisë. (Wang Lei/ Artan)