Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë të ShBA-së Jen Psaki tha pak ditë më parë që “nëse Kina mbështet sjelljen agresive të Rusisë, do të përballet me pasoja të rënda.” Kjo deklaratë është një shtrembërim dhe njollosje e pozicionit të Kinës për situatën në Ukrainë.

Ambasadori kinez në ShBA Qin Gang theksoi në një intervistë për mediat amerikane kohët e fundit se Kina mban marrëdhënie të mira me Rusinë e Ukrainën dhe ruan komunikim të ngushtë me ShBA-së dhe Europën. Pozicioni unik i Kinës mund të ndihmojë në zgjidhjen e krizës në mënyrë paqësore. Kina ka qenë gjithmonë kundër luftës dhe ka kërkuar realizimin e paqes nëpërmjet bisedimeve. Kina ka dërguar për popullin ukrainas ushqime, barna, dyshekë-thasë dhe qumësht pluhur për fëmijët, dhe jo armë e municione për cilëndo qoftë nga palët.

ShBA-ja vazhdon të hedhë baltë mbi Kinën, për arsye të mendësisë së rrënjosur të Luftës së Ftohtë dhe konceptit të lojës ku fituesi i merr të gjitha të politikanëve amerikanë. Jo shumë kohë më parë, uebsajti amerikan “The National Interest” deklaroi se mënyra si i mendon qeveria amerikane marrëdhëniet ndërkombëtare po ringjall modelin e Luftës së Ftohtë, çka do të çojë vetëm në një sërë problemesh të mëdha globale, pa arritur gjendjen e bashkëpunimit me përfitime të përbashkëta. (Fang Xiaoyu/Artan)