Foto:CGTN

Ambasadori kinez në Shtetet e Bashkuara deklaroi se Kina nuk do të dërgojë armë dhe municione për të mbështetur luftën e Rusisë në Ukrainë.

Qin Gang nënvizoi se Pekini zyrtar do të bëjë gjithçka për mos të përshkallëzuar krizën.

Duke folur për transmetuesin amerikan “CBS”, ambasadori u ankua se dënimi publik nga Perëndimi nuk ndihmon dhe se duhej diplomaci e mirë.