Foto: VCG

Foto: VCG

Të premten u zhvillua në Guangzhou të Kinës Jugore konferenca "Zhvillimi ekonomik e shoqëror dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut në Xinjiang", pjesë e sesionit të 49-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së. Një numër ekspertësh dhe studiuesish zhvilluan shkëmbime mendimesh në internet ose me prani fizike mbi tema të tilla si zhvillimi ekonomik dhe shoqëror i Xinjiang-ut dhe përparimi i të drejtave të njeriut.

Zuliyati Simayi, zv.rektore e Universitetit të Xinjiang-ut, tha se Xinjiang-u ka arritur zhvillim dhe përparim të gjithanshëm shoqëror në bazë të zhvillimit ekonomik, i cili ka hedhur një themel të fortë material për kauzën e të drejtave të njeriut në këtë rajon. Gjatë hulumtimeve të saj, ajo ndjeu plotësisht gëzimin dhe lumturinë e pjesëtarëve të të gjitha kombësive në Xinjiang për përmirësimin e kushteve të banimit e të kujdesit mjekësor, dhe ecjen përpara të çështjes së arsimimit.

Wang Jiang, profesor në Institutin e Studimeve Kufitare të Universitetit Pedagogjik të Zhejiang-ut, analizoi lirinë e besimit fetar dhe mbrojtjen e të drejtave përkatëse të njeriut nga këndvështrimi i ligjit kinez. Ai shprehu besimin se e drejta e qytetarëve për lirinë e besimit fetar garantohet në mënyrë efektive në Xinjiang.

Gao Tongtong, një studiues në Shkollën e Gazetarisë dhe Komunikimit të Universitetit të Jinan-it, tregoi arritjet e mëdha të Xinjiang-ut në zbutjen e varfërisë. Sipas tij, kjo përvojë e suksesshme ka sjellë pasurimin teorik të sistemit botëror të të drejtave të njeriut dhe ka treguar rrugën konkrete për zhvillimin e kauzës botërore të të drejtave të njeriut. (Çang Çuo)