foto/VCG

foto/VCG

Të enjten, ndërveprimi midis kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së Nancy Pelosi dhe gazetarëve u shfaq shumë i nxehtë. Një reporter pyeti tre herë për anulimin e planit të ri të shpëtimit për epideminë, gjë që e mërziti Pelosin.

Sipas statistikave të Universitetit “Johns Hopkins” të ShBA-së, numri i tanishëm i infeksioneve nga koronavirusi i ri në Shtetet e Bashkuara është rreth 80 milionë, ndërsa i vdekjeve afro 1 milion.

Në kuadër të "antiepidemisë politike", sëmundjet e qenësishme të shoqërisë amerikane po intensifikohen. Tani shifrat e epidemisë vijojnë të mbeten të larta, por shoqëria amerikane është disi e mpirë ndaj saj. Disa analistë besojnë se një arsye për këtë është se përqindja e vdekjes së afrikano-amerikanëve, hispanikëve dhe aborigjenëve është shumë më e lartë se ajo e njerëzve të bardhë dhe këto grupe nuk janë të vlerësuara nga shoqëria. Racizmi i rrënjosur thellë në ShBA është i dukshëm.

Dështimi i Shteteve të Bashkuara për t'iu përgjigjur epidemisë ka treguar mospërfilljen maksimale ndaj të drejtave të njeriut, duke shkaktuar shqetësim në botë. Në sesionin e 49-të të Këshillit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së, i cili po mbahet në Gjenevë të Zvicrës, përfaqësuesit e vendeve pjesëmarrëse shprehën shqetësim të madh për situatën e të drejtave të njeriut në ShBA, si dhuna policore dhe shkeljet e të drejtave të fëmijëve. Ambasadori kinez Chen Xu, përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në Zyrën e OKB-së në Gjenevë, theksoi që një jetë e lumtur është e drejta më e madhe e njeriut.

Situata më e keqe ndoshta nuk ka ardhur ende. Sipas një raporti të fundit në uebsajtin e rrjetit televiziv amerikan CNBC, më shumë se 20 shkencëtarë, mjekë dhe ekspertë të shëndetit publik publikuan një raport, ku theksohet se ShBA-ja është ende shumë larg kthimit në jetën normale. Sipas një vlerësimi pesimist, nga tani deri më mars 2023, deri në 264 000 amerikanë mund të vdesin nga COVID-19.

Kur Pelosi u shpreh "ukrainasit po vdesin" në përgjigje të pyetjes së reporterit për anulimin e fondeve për parandalimin e epidemisë, ajo duhej të kishte dëgjuar përgjigjen e tij: "(Amerikanët) po vdesin gjithashtu nga pandemia." (Fang Xiaoyu/Artan)