foto/VCG

foto/VCG

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Zhao Lijian u përgjigj në një konferencë për shtypin të premten lidhur me pretendimin e ShBA-së se Kina nuk ka shprehur shqetësim për viktimat civile në Ukrainë. Zëdhënësi vuri në dukje se për çështjen e Ukrainës, qëndrimi i drejtë dhe përpjekjet konstruktive të Kinës janë të dukshme. Kina i ofroi Ukrainës furnizime urgjente humanitare të nevojshme, si ushqime, qumësht pluhur për foshnja, jorganë dhe dyshekë rezistentë ndaj lagështirës, ndërsa pala amerikane ofroi armë vdekjeprurëse.

Sipas raportimeve, zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Ned Price tha se ShBA-ja shpreh shqetësim për sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës ukrainase që kanë shkaktuar viktima civile, por Kina nuk e ka bërë të qartë një qëndrim të tillë.

Lidhur me këtë, Zhao Lijian tha se Kina ka mbajtur gjithmonë një qëndrim objektiv dhe të drejtë për çështjen e Ukrainës. Që nga shpërthimi i konfliktit, pala kineze ka qenë e angazhuar për të promovuar paqen dhe bisedimet me veprime konkrete dhe ka bërë thirrje për të bërë gjithçka që është e mundur për të shmangur viktimat civile.

foto/VCG

foto/VCG

“Kina i ka ofruar Ukrainës furnizime humanitare që nevojiten urgjentisht, si ushqime, qumësht pluhur për foshnja, thasë gjumi, jorganë dhe dyshekë rezistentë ndaj lagështirës. Ndërsa pala amerikane nga ana e saj ka ofruar armë vdekjeprurëse. Të martën ShBA-ja shpalli një ndihmë shtesë prej 800 milionë dollarësh për Ukrainën. Këtë javë, vlera e përgjithshme e ndihmës me armë e ShBA-së për Ukrainën arriti në 1 miliard dollarë. Këto armë kanë sjellë siguri dhe qëndrueshmëri apo më shumë viktima civile? Është e lehtë për të bërë një gjykim”, u shpreh zëdhënësi. Më tej ai shtoi: “Në mars të vitit 1999, pa autorizimin e Këshillit të Sigurimit, NATO-ja, e udhëhequr nga ShBA-ja, kreu paturpësisht bombardime të vazhdueshme mbi Jugosllavinë për 78 ditë, duke shkaktuar të paktën 2500 të vdekur dhe afro 10 mijë të plagosur. Gjatë 20 vjetëve të fundit, ShBA-ja ka nisur sulme ajrore në Siri, Irak, Afganistan, Somali dhe vende të tjera, duke vrarë të paktën 22 000 civilë të pafajshëm por ndoshta deri në 48 000 veta. A nuk duhet të shprehet shqetësim kur ShBA-ja shpreh shqetësim për popullin ukrainas? ” (Fang Xiaoyu/Artan)