Kohët e fundit, veprimtaritë bioushtarake në Ukrainë janë bërë një shqetësim i përbashkët i komunitetit ndërkombëtar. Dhjetëra laboratorë biologjikë në Ukrainë funksionojnë në përputhje me urdhrat e Departamentit amerikan të Mbrojtjes dhe ShBA-ja ka investuar më shumë se 200 milionë dollarë amerikanë në këto veprimtaro laboratorike. Zyrtarët rusë thanë se kanë zbuluar më shumë se 30 laboratorë biologjikë të lidhur me Shtetet e Bashkuara dhe prova përkatëse në Ukrainë. Qëllimi i kërkimeve përkatëse të ShBA-së është krijimi i një mekanizmi për transmetimin e fshehur të patogjeneve virale vdekjeprurëse. Megjithatë, pala amerikane e quajti zbulimin e Rusisë "lajm të rremë" dhe ambasada amerikane në Ukrainë fshiu urgjentisht dokumentet në lidhje me laboratorët biologjikë.

Pse ShBA-ja nuk publikoi informacione të detajuara për të vërtetuar pafajësinë e vet? Pse ambasada amerikane në Ukrainë i fshiu me nxitim dokumentet përkatëse dhe çfarë po përpiqej të fshihte? Pse ShBA-ja është e vetmja që e ka kundërshtuar krijimin e një mekanizimi verifikimi shumëpalësh për Konventën e Armëve Biologjike në 20 vjetet e fundit? Pse ShBA-ja nuk i hap këta laboratorë biologjikë për hetim të pavuar nga ekspertë ndërkombëtarë? Nëse këto dyshime nuk eliminohen, “hapja dhe transparenca” që ShBA-ja i ka reklamuar gjithmonë, do të mbeten vetëm ca fjalë boshe. (Fang Xiaoyu/Artan)