CNCERT

CNCERT

Bashkësia e sigurisë kibernetike në Kinë ka zbuluar veprimtari të piratërisë së internetit me origjinë nga ShBA-ja, që kishin në shënjestër Rusinë, Ukrainën dhe Bjellorusinë, që nga fundi i shkurtit.

Piratët e internetit kontrollonin nga largësia kompjuterat (që fizikisht gjendeshin në Kinë) për të kryer sulme kibernetike. Kjo teknikë njihet si "kuti kërcimi" dhe zakonisht përdoret për të fshehur identitetin e sulmuesve të vërtetë dhe për t’ua hedhur fajin të tjerëve.

Ekipi Teknik i Përgjigjes Emergjente i Rrjetit të Kompjuterik Kombëtar / Qendra Bashkërenduese e Kinës, një organizatë jofitimprurëse e sigurisë kibernetike, e njohur si CNCERT/CC, zbuloi se adresat e piratëve të internetit ishin në ShBA.

Sipas analizës së CNCERT / CC, sulmet kryesisht e kanë origjinën nga ShBA-ja, dhe vetëm disa nga Gjermania dhe Holanda.

Në kulmin e sulmeve, piratët e internetit dërguan 36 gigabitë të dhëna në sekondë.

87 % e sulmeve kishin si objektiv Rusinë.

CNCERT / CC tha se ata kanë marrë kundërmasa maksimale ndaj sulmeve.(Artan)