VCG

VCG

Kina u ngjit në renditjen e saj në Treguesin Global të Inovacionit 2021, teksa teknologjia luajti një rol të rëndësishëm në zhvillimin me cilësi të lartë të modernizimit të vendit vjet.

Kina u rendit e 12-ta, duke u ngjitur 22 vende në krahasim me dhjetë vjet më parë, tha ministri i Shkencës dhe i Teknologjisë Wang Zhigang në "Korridorin e Ministrave" pas mbledhjes së dytë plenare të sesionit të pestë të Asamblesë së 13-të Kombëtare Popullore (AKP) të martën.

Bizneset kanë luajtur një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në inovacion. Vitin e kaluar, investimet e përgjithshme në kërkim-zhvillim në Kinë arritën në 2.79 trilionë juanë (rreth 442 miliardë dollarë), një rritje prej 14.2 për qind krahasuar me 2020-n, nga të cilat 76 për qind ishin nga sipërmarrjet. Vlera e kontratave teknologjike i kaloi 3.7 trilionët juanë vitin e kaluar, nga të cilat 90 për qind nga sipërmarrjet, u shpreh Wang.

Sipas tij, 79 për qind e Programit Kombëtar të Kërkimit dhe Zhvillimit Kyç të vendit drejtohej ose mbështetej nga kompanitë që luajnë rol udhëheqës në fusha të tilla si hekurudhat me shpejtësi të lartë, rrjeti 5G, energjia bërthamore, automjetet me energji të reja, Lojërat Olimpike Dimërore dhe lufta kundër COVID-19.

Kina, tha ai, ka krijuar bashkëpunim shkencor dhe teknologjik me më shumë se 160 vende e rajone dhe ka bashkuar forcat me më shumë se 200 organizata ndërkombëtare dhe mekanizma shumëpalësh që përfshijnë shkencën dhe teknologjinë. (Artan)