VCG
Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi zhvilloi të hënën një bisedë telefonike me Josep Borrell, përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për punët e jashtme dhe politikën e sigurisë.
Borrell tha që BE-ja mbështet zgjidhjen e çështjes së Ukrainës nëpërmjet negociatave dhe shprehu shpresën se pala kineze do të luajë rolin e saj në nxitjen dhe arritjen e një armëpushimi.
Wang Yi, nga ana e tij, tha se përparësia kryesore tani është shmangia e një krize humanitare në Ukrainë.
Ai shprehu shpresën se bashkësia ndërkombëtare do të mbështesë zhvillimin e negociatave të sinqerta mes Moskës e Kievit, duke thënë se Kina është e gatshme të vazhdojë të luajë rol konstruktiv brenda aftësive të saj në shpërshkallëzimin e situatës.
Kryediplomati kinez shtoi se Pekini dhe Brukseli duhet të punojnë së bashku për të bërë përgatitje të mira për Samitin Kinë-BE, në mënyrë që t’i dërgojnë një sinjal pozitiv botës.