foto/Xinhua

foto/Xinhua

Këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm kinez Wang Yi tha të hënën se Kina do të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv në nxitjen e bisedimeve të paqes ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës.

"Kina është e gatshme të vijojë të luajë një rol konstruktiv për të lehtësuar dialogun për paqen dhe të punojë me bashkësinë ndërkombëtare kur është e nevojshme për të kryer ndërmjetësimin e duhur," tha Wang.

Në një konferencë shtypi në kuadër të sesionit të pestë të legjislaturës së 13-të të Asamblesë Kombëtare Popullore, Wang theksoi gjithashtu se duhet të parandalohet një krizë humanitare në shkallë të gjerë, duke njoftuar se Shoqata e Kryqit të Kuq e Kinës do të japë ndihmë urgjente humanitare për Ukrainën. (Artan)