
Banka Qendrore e Kinës(Foto:VCG)
Kina ka besimin, kushtet dhe aftësinë për të siguruar që asnjë rrezik financiar sistematik mos të lindë përmes përpjekjeve të vazhdueshme për të parandaluar dhe zgjidhur rreziqe të tilla, njoftoi Banka Qendrore, citon “Xinhua”.
Rreziqet e grumbulluara gjatë një periudhe të gjatë në sistemin financiar të vendit janë menaxhuar në mënyrë efektive dhe ato financiare janë përgjithësisht të menaxhueshme, thuhet në një deklaratë në faqen e internetit të Bankës Popullore të Kinës.
Institucionet financiare në sektorin bankar kanë ruajtur stabilitetin, pasi aktivet e sektorit përfaqësojnë mbi 90% të industrisë financiare. Sipas rezultateve të publikuara nga banka në tremujorin e katërt 2021, 4082 nga 4398 institucione financiare të vlerësuara ishin brenda kufirit të sigurt dhe aktivet e tyre përfaqësonin 98.96% të totalit të sektorit bankar.
Veçanërisht, 24 institucione të mëdha bankare që mburren me gati 70% të aktiveve të industrisë raportuan vlerësime të favorshme, duke luajtur një rol të rëndësishëm në stabilizimin e sistemit financiar të vendit.
Numri i bankave me rrezik të lartë parashikohet të bjerë në më pak se 200 në fund të periudhës së Planit të 14-të Pesëvjeçar (2021-2025), ndërkohë që shifra ka rënë për gjashtë tremujorë radhazi nga një kulm prej 649 në tremujorin e tretë 2019 në 316, sipas asaj që u komunikua nga banka qendrore. (Irma)







