Foto: VCG

Foto: Xinhua

Organi ligjvënës kombëtar i Kinës do ta hapë sesionin e vet vjetore të shtunën në mëngjes në Pekin dhe është planifikuar të përfundojë më 11 mars, konfirmoi Zhang Yesui, zëdhënësi i këtij sesioni në një konferencë shtypi të premten.

Rendi i ditës për sesionin e pestë të legjislaturës së 13-të të Asamblesë Kombëtare Popullore (AKP) u miratua mëngjesin e së premtes dhe përmban 10 pika.

Zëdhënësi njoftoi se ligjvënësit do të shqyrtojnë dokumente, si raporti i punës së qeverisë dhe projektamendamenti i Ligjit Organik të Asambleve Popullore Vendore dhe Organeve Popullore të Pushtetit Vendor.

Ata gjithashtu do të shqyrtojnë projektvendimin për numrin e deputetëve në legjislaturën e 14-të të Asamblesë Kombëtare Popullore dhe zgjedhjen e tyre, dhe dy projektmetoda për Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut dhe Rajonin e Posaçëm Administrativ të Makaos për të zgjedhur deputetëve e tyre në legjislaturën e 14-të të Asamblesë Kombëtare Popullore, tha Zhang. (Çang Çuo)