Foto: Visual People

Zyra e Informacionit e Këshillit të Shtetit të Kinës publikoi të enjten një libër të bardhë të titulluar "Parasportet e Kinës: Përparimi dhe mbrojtja e të drejtave", një ditë përpara hapjes së Lojërave Paralimpike Dimërore të Pekinit 2022.

Që nga themelimi i Republikës Popullore të Kinës në vitin 1949, së bashku me përparimin në çështjen e njerëzve me aftësi të kufizuara, Kina ka zhvilluar në mënyrë të qëndrueshme parasportet, duke çelur një rrugë që mbart tipare të dallueshme kineze dhe respekton prirjet e kohës, theksohet në librin e bardhë.

Kina ka dhënë një ndihmesë të jashtëzakonshme në parasportet ndërkombëtare, me organizimin e Lojërave Paralimpike Verore të Pekinit 2008, Lojërave Verore Botërore të Olimpiadës së Posaçme në Shangai 2007 etj.

Të kuptuarit e njerëzve me aftësi të kufizuara dhe e sporteve të tyre nga publiku është rritur. Konceptet e "barazisë, pjesëmarrjes dhe ndarjes" po hedhin rrënjë, ndërsa mirëkuptimi, respektimi, ndihma dhe kujdesi për njerëzit me aftësi të kufizuara po bëhen normë në shoqëri.

Kina ka krijuar dhe përmirësuar sistemin e sporteve dimërore për të inkurajuar më shumë njerëz me aftësi të kufizuara që të marrin pjesë në këto sporte.

Libri i bardhë vë në dukje gjithashtu se arritjet e jashtëzakonshme të parasporteve në Kinë pasqyrojnë aftësinë sportive të njerëzve me aftësi të kufizuara, si edhe përparimin e Kinës në fushën e të drejtave të njeriut dhe të zhvillimit kombëtar.

Deri më 20 shkurt 2022, 647 sportistë nga 48 vende dhe rajone u regjistruan për të marrë pjesë në Lojërat Paralimpike Dimërore të Pekinit, që do të zhvillohen nga 4 deri më 13 mars. (Çang Çuo)