[Ambasada e Kinës në Ukrainë/VCG]

[Ambasada e Kinës në Ukrainë/VCG]

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Wang Wenbin tha të mërkurën në një konferencë për shtypin se, me përpjekjet e shumë palëve, po zhvillohet puna e tërheqjes së shtetasve kinezë nga Ukraina në mënyrë të rregullt.

“Ditët e fundit u zbatuan disa masa nga Ministria e Jashtme e Kinës dhe ambasadat kineze në vendet përkatëse, për të mbështetur dhe ndihmuar shtetasit kinezë që të zhvendosen në vendet fqinje të Ukrainës në mënyra të ndryshme. Deri tani, punët përkatëse po zhvillohen në mënyrë të rregullt. Ministria e Jashtme e Kinës dhe ambasadat kineze në këto vende do të vijojnë të bëjnë gjithçka për të mbrojtur sigurinë e shtetasve kinezë në Ukrainë, duke vijuar t’u ofrojnë atyre ndihmë dhe mbështetje,” bëri të ditur Wang. (Li Huailiang/Artan)