Një kantier ndërtimi i një spitali të ri të përkohshëm dhe objekteve të izolimit për COVID-19, në Tsing Yi të Hong-Kongut, 28 shkurt 2022. (Foto:VCG)

Një kantier ndërtimi i një spitali të ri të përkohshëm dhe objekteve të izolimit për COVID-19, në Tsing Yi të Hong-Kongut, 28 shkurt 2022. (Foto:VCG)

Ndërtimi i një objekti izolimi në Tsing Yi të Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut (HKSAR) të Kinës Jugore përfundoi të hënën me mbështetjen e pjesës kontinentale brenda një jave.

Ndërtimi i këtij objekti, i nisur më 22 shkurt, është i pari që ka përfunduar që nga vala e pestë e pandemisë. Objekti mund të mbajë mbi 3900 pacientë pasi të vihet në përdorim.

Ai është një kombinim i kabinave modulare, dhe është i pajisur me orendi dhe mbulesa bazë, kondicioner, zbulues tymi dhe fikëse zjarri në çdo dhomë.

"Ekipi i ndërtimit ka krijuar një mrekulli për Hong-Kongun brenda shtatë ditëve," tha Carrie Lam, kryeekzekutive e HKSAR-it, gjatë vizitës së saj në këtë objekt të hënën pasdite.

Kryeekzekutivja e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut (HKSAR), Carrie Lam, duke mbajtur një videofjalim në Hong-Kong të Kinës Jugore, 28 shkurt 2022.(Foto:Xinhua)

Kryeekzekutivja e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut (HKSAR), Carrie Lam, duke mbajtur një videofjalim në Hong-Kong të Kinës Jugore, 28 shkurt 2022.(Foto:Xinhua)

Carrie Lam tha në një videofjalim po të hënën se Hong-Kongu pa dyshim do ta fitojë betejën kundër epidemisë dhe do të rikthehet në normalitet me mbështetjen e vendosur nga qeveria qendrore.

Sipas znj. Lam, qeveria e HKSAR-it do të shtojë përpjekjet kundër epidemisë dhe tani po përpunon detajet e testimit të detyrueshëm të përgjithshëm që do të nisë në mars, në mënyrë që të shkurtojë zinxhirët e transmetimit të virusit të COVID-19 në mënyrë të plotë, të shpejtë, të rregullt dhe efektive.

Qeveria qendrore ka caktuar gjithashtu një ekip ndërtimi nga pjesa kontinentale për të ndërtuar një spital për përdorim urgjent në zonën Lok Ma Chau Loop, për të shtuar kapacitetet e trajtimit të Hong-Kongut, shtoi kryeekzekutivja Lam.

Një fotografi e një kantieri ndërtimi të spitaleve dhe objekteve të izolimit për COVID-19, në Tsing Yi të Hong-Kongut, 27 shkurt 2022.(Foto:VCG)

Një fotografi e një kantieri ndërtimi të spitaleve dhe objekteve të izolimit për COVID-19, në Tsing Yi të Hong-Kongut, 27 shkurt 2022.(Foto:VCG)

Hong-Kongu regjistroi 34 466 raste të reja të COVID-19 dhe 87 vdekje të hënën, ndërsa të dielën 26 026 infeksione të reja dhe 83 vdekje, treguan të dhënat zyrtare.

Javën e kaluar janë regjistruar 117 033 raste të konfirmuara, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve që nga fillimi i valës së fundit më 30 dhjetor të vitit të kaluar në 158 683, 12 herë më shumë se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në rajon në dy vjetët e mëparmë.