foto nga VCG

foto nga VCG

Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit sapo kanë përfunduar dhe “perdja” e Lojërave Paralimpike tashmë është hapur. Në Qendrën Kombëtare të Skive Alpine në malin Xiaohaituo të distriktit Yanqing të Pekinit, punonjësit në terren po punojnë me të gjitha forcat për të kryer shndërrimin e funksionit për Lojërat Paralimpike Dimërore. Shenjat e paralimpidës shihen gjithandej: kalime të reja pa pengesa, tabela druri dhe pllaka kundër rrëshqitjes të vendosura mbi dëborë... Vende të njohura, skena të njohura, por të rregulluara në shumë detaje. Pas këtyre ndryshimeve, zbulohet koncepti njerëzor i shërbimit të organizimit të garave.

Pasditen e së shtunës, përballë pikës të testimit të dopingut në fund të zonës së garave të skive alpine, stafi po përforconte me dërrasa druri kalimin e sapondërtuar pa pengesa. Në fund të pistës jo shumë larg, ka përfunduar së ndërtuari një shëtitore e shtruar mbi borë, dhe mbi të ka shtroja kundër rrëshqitjes, që janë shumë të qëndrueshme për të ecur. "Të gjitha këto janë krijuar për të lejuar lëvizjen e lirshme të sportistëve gjatë garave. Në fakt, që nga momenti kur sportistët mbërrijnë në Fshatin Paralimpik, ne duam të krijojmë një mjedis ku ata të lëvizin pa probleme në çdo situatë," thekson Liu Jie, menaxheri i integrimit paralimpik në Ekipin Operacional të Qendrës Kombëtare të Skive Alpine. "Kjo përfshin një koncept tonë të rëndësishëm të konkurrimit – humanizimin. Ne do të bëjmë çmos që të mos përdorim elemente të jashtme, si ashensorët, për të ndihmuar sportistët me aftësi të kufizuara të lëvizin, por jemi përpjekur shumë të krijojmë një mjedis përfshirës, që i lejon ata të lëvizin vetë, çka është një shprehje e barazisë dhe respektit.”

foto nga VCG

foto nga VCG

Në mensën e sportistëve ka një dollap pijesh. Ndryshe nga mënyra e zakonshme e vendosjes së të njëjtave pije me radhë, ky dollap pijesh ka një shumëllojshmëri pijesh të ndryshme në çdo raft. Në pamje të parë duket se është pak i çrregullt, por nëse e mendon, mund të kuptosh qëllimet e tij. Liu Jie shpjegon: "Në këtë mënyrë, të gjithë, duke përfshirë njerëzit në karrige me rrota, mund të marrin pijet që duan në një pozicion të përshtatshëm për gjatësinë e tyre".

Ka shumë projekte të ngjashme të humanizuara. Sipas Liu Jie, Qendra Kombëtare e Skive Alpine iu përmbajt planifikimit dhe ndërtimit të njëkohshëm të të dy Lojërave Olimpike në fillim të planifikimit dhe ndërtimit të saj. Ajo përmban gjithsej 11 rampa të përhershme dhe të përkohshme pa pengesa, 23 ashensorë pa pengesa dhe 33 tualete pa pengesa. Gjatë Lojërave Paralimpike Dimërore të Pekinit, ato do të ofrojnë lehtësi të posaçme për sportistët në pozicion ulur. Në pistën e garave do të vendoset një teleferik për skiatorë 980 metra i gjatë dhe një tapet me gjatësi 115 metra dhe gjerësi 1.2 metra. për të lehtësuar lëvizjen e sportistëve në qëndrim ulur ndërmjet sallës së pritjes, pistës së garave dhe pistës stërvitore.

foto nga VCG

foto nga VCG

"Përveç kësaj, një sërë punësh të shndërrimit, të tilla si ndryshimi i borës në pistë, ndryshimi i shenjave në natyrë dhe shtimi i automjeteve pa pengesa, janë duke u zhvilluar të gjitha në mënyrë të rregullt," tha Liu Jie. "Ne kemi besim se përgatitjet do të përfundojnë përpara fillimit të garave zyrtare dhe që do të ofrojmë garancinë më të fortë dhe shërbimin më të vëmendshëm për sportistët paralimpikë nga vende e rajone të ndryshme.”

Ndërsa garat po afrohen, shumë sportistë tashmë mund të shihen në terrenin stërvitor. Nikki, trajnere e ekipit paralimpik holandez të skive alpine, tha: "Dhoma e gjumit është shumë e madhe dhe tualeti është shumë i përshtatshëm... Pajisjet dhe objektet pa pengesa janë të gjitha më të mirat ndër Lojërat Paralimpike Dimërore ku kam marrë pjesë. Organizatorët kinezë kanë bërë një përgatitje shumë të plotë dhe të shkëlqyer për Lojërat Paralimpike Dimërore."