Foto:VCG

Foto:VCG

Zonat kombëtare të teknologjisë së lartë të Kinës treguan kapacitet të fortë kundër rrezikut dhe vrull rritjeje, deklaroi Shao Xinyu, zëvendësministër i Shkencës dhe Teknologjisë, citon “Xinhua”.

Shao tha se të ardhurat vjetore për vitin 2021 nga 169 zonat e nivelit shtetëror të teknologjisë së lartë të vendit pritet të kalojnë 48 trilionë juanë (rreth 7.6 trilionë dollarë), me një rritje prej rreth 12% me bazë vjetore.

Sipas tij, nga vlerësimi fillestar rezulton se fitimet në këto zona arritën në 4200 miliardë juanë, një rritje prej rreth 17% në bazë vjetore.

Zëvendësministri Shao theksoi gjithashtu se zonat kombëtare të teknologjisë së lartë kontribuan me rreth 13% të PBB-së kineze.