Foto:VCG

Foto:VCG

Numri i përgjithshëm i linjave të prodhimit “Boeing” në Kinë për konvertimin e avionëve nga pasagjerë në mallra do të arrijë në 15 deri në fund të këtij viti, bëri të ditur “Boeing China”, citon “Xinhua”.

Kompania njoftoi se së bashku me partnerët vendas dhe globalë do të lehtësojë avancimin e linjave të prodhimit të konvertimit me “Boeing” në Kinë, në mënyrë që të plotësojë kërkesën në rritje të tregut për avionë mallrash.

Deri në fund të vitit, në Kinë pritet të ketë 12 linja prodhimi për projektet e konvertimit 737-800 Bcf dhe tre për projektet 767 Bcf.

“Boeing” dhe “St Engineering” njoftuan së fundmi planet për të zgjeruar kapacitetin e konvertimit për 767-300 BCF, bëri të ditur “Boeing China”.

Në gjysmën e dytë të vitit, “Boeing” do të shtojë një linjë konvertimi 767-300 Bcf në objektin e “St Engineering” në Guangzhou, në Kinën jugore.

“Boeing China” shtoi se, deri atëherë, numri i linjave të konvertimit për 767 Bfc në Kinë do të arrijë në 3.