[Foto: VCG]

[Foto: VCG]

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Wang Wenbin ritheksoi të premten në një konferencë shtypi qëndrimin e Kinës mbi çështjen e Ukrainës, duke thënë se qëndrimi dhe politika e Kinës varet nga të drejtat dhe të gabuarat e çështjes dhe që Kina gjithmonë qëndron në anën e paqes dhe drejtësisë.

Sipas njoftimeve, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki u shpreh të enjten se tani është koha për të gjitha vendet, përfshi Kinën, që të zgjedhin nga cila anë do të qëndrojnë, duke i kërkuar Kinës të bëjë një zgjedhje.

Duke folur për këtë, zëdhënësi kinez tha:

Wang theksoi se për njëfarë kohe, Kina ka nxitur procesin e zgjidhjes së çështjes ukrainase me mjete politike. Presidenti kinez Xi Jinping theksoi gjatë bisedës telefonike me homologun e vet francez Emmanuel Macron se palët e përfshira duhet të këmbëngulin në drejtimin kryesor të zgjidhjes së çështjes në mënyrë politike dhe të shfrytëzojnë platformat shumëpalëshe, duke përfshirë Mekanizmin e Normandisë. Çështja e Ukrainës duhet të zgjidhet plotësisht me anë të dialogut dhe negociatave. Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi ka zhvilluar bisedime me homologun e vet rus dhe atë amerikan, duke thënë se shqetësimet e arsyeshme të çdo pale duhet të respektohen, dhe duhet të mbrohen qëllimet dhe parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara. Kryediplomati i Kinës u bëri thirrje palëve të përfshira të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të njohin rëndësinë që kanë çështjet përkatëse.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës tha në vijim se pala kineze do të përpiqet për të nxitur zgjidhjen e çështjes ukrainase në rrugë politike.

“Mënyra e Kinës, ndryshe nga mënyra e disa vendeve që krijojnë konflikte, i transferojnë konfliktet te të tjerët dhe përfitojnë nga konfliktet, është në favor të sigurisë afatgjatë të Europës. Tani ende nuk është mbyllur plotësisht dera për zgjidhjen e çështjes ukrainase në mënyrë paqësore. Shpresojmë se palët përkatëse do të ruajnë qetësinë e vetëpërmbajtjen dhe do ta zgjidhin çështjen nëpërmjet negociatave paqësore, sipas parimeve të Kartës së OKB-së. Pala kineze do të vijojë të nxitë bisedimet paqësore në mënyrën e vet.”

Wang theksoi po atë ditë se sovraniteti dhe tërësia territoriale e çdo vendi, si edhe qëllimet e parimet e Kartës së OKB-së, duhet të respektohen dhe mbrohen.