Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Hua Chunying(Foto:VCG)

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Hua Chunying(Foto:Ministira e Punëve të Jashtme e Kinës)

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Hua Chunying theksoi të mërkurën se është jo i mençur veprimi i disa politikanëve tajvanezë, që e lidhin situatën e Ukrainës me problemin midis dy brigjeve të ngushticës së Tajvanit.

“Pasi ndodhi kriza e Ukrainës, disa njerëz shpesh përmendin çështjen e Tajvanit, gjë që zbulon plotësisht padijen e tyre mbi historinë e lindjes së problemit të Tajvanit. Ky problem ka lindur gjatë luftës civile të Kinës. Autoritetet e dy brigjeve të ngushticës së Tajvanit kishin përballje politike, por sovraniteti dhe tërësia territoriale e Kinës nuk janë prishur dhe nuk mund të prishen. Kjo është gjendja aktuale e Tajvanit”, tha znj. Hua në një konferencë shtypi në Pekin.

Sipas saj, në shkurtin e vitit 1972, kur presidenti amerikan Riçard Nikson vizitoi Kinën, dy vendet publikuan një komunikatë të përbashkët, e cila shënoi normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe. Në këtë komunikatë ka përmbajtje shumë të rëndësishme për çështjen e Tajvanit. “Në komunikatë, ShBA-ja deklaroi se e pranon që të gjithë kinezët në të dy brigjet e ngushticës së Tajvanit janë të mendimit se ka vetëm një Kinë dhe që Tajvani është një pjesë e Kinës. Pala amerikane nuk e kundërshtoi këtë qëndrim, ritheksoi interesin për zgjidhjen paqësore të problemit të Tajvanit nga kinezët vetë dhe pohoi objektivin përfundimtar për tërheqjen e të gjitha forcave të armatosura dhe pajisjeve ushtarake nga Tajvani. Më 18 gusht të vitit 1982, qeveritë e të dy vendeve publikuan një komunikatë të re, ku qeveria amerikane shpalli se u kushtonte rëndësi të madhe marrëdhënieve me Kinën dhe përsëriti se nuk kishte dëshirë të shkelte sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Kinës, të ndërhynte në punët e brendshme të Kinës apo të zbatonte politikën e ‘Dy Kinave’ ose ‘Një Tajvan, një Kinë’. Në komunikatë pala amerikane theksoi gjithashtu se nuk synonte të zbatonte një politikë të shitjes afatgjatë të armëve Tajvanit, do ta pakësonte gradualisht shitjen e armëve dhe do ta zgjidhte plotësisht këtë problem pas një periudhe. Nga këto qëndrime, mund të shihni nëse i ka mbajtur premtimet e dhëna ShBA-ja,” vuri në dukje zëdhënësja e diplomacisë kineze Hua Chunying.(Zhang Yan/Artan)