Një grup pune i krijuar nga qeveria qendrore e Kinës për ta mbështetur Hong-Kongun në luftën kundër rritjes së ndjeshme të infektimeve ka reaguar shpejt, duke shtuar furnizimet mjekësore për qytetin.

Foto: Banorë duke qëndruar në radhë para një qendre vaksinimi në lagje në Hong-Kong të Kinës, 23 shkurt 2022 (Foto:CFP)

Foto: Banorë duke qëndruar në radhë para një qendre vaksinimi në lagje në Hong-Kong të Kinës, 23 shkurt 2022 (Foto:CFP)

Disa anëtarë të grupit kanë punuar me turne 24-orëshe për të garantuar furnizimin dhe provinca Guangdong ka hapur dy nyja transporti për të garantuar mbarëvajtjen e furnizimit. Ndërkohë, 24 kategori të furnizimeve mjekësore janë në përgatitje e sipër për Hong-Kongun.

Grupi i punës bëri të ditur se ka marrë dy kërkesa nga autoritetet hongkongase javën e kaluar. Kërkesa e parë e Hong-Kongut më 18 shkurt është përmbushur brenda një dite.

Qyteti ka përjetuar një rritje të ndjeshme të rasteve të infektimit nga COVID-19. Vetëm të mërkurën u raportuan 8674 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infektimeve në 75 248.

Po të mërkurën, sekretari i Financave i Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut Paul Chan bëri të ditur se qyteti ka caktuar 21.79 miliardë dollarë amerikanë nga buxheti i vet si “masa kundërciklike” për të përballuar ndikimet e kufizimeve të reja shoqërore kundër COVID-19.(Zhang Yan/Artan)