Zona rurale të qytetit Yueyang, Hu'nan, Kinë(Foto:VCG)

Zona rurale të qytetit Yueyang, Hu'nan, Kinë(Foto:VCG)

Arritjet e Kinës për zbutjen e varfërisë në vitin 2021 janë konsoliduar dhe zgjeruar falë përpjekjeve për të parandaluar kthimin masiv në varfëri, vuri në dukje Liu Huanxin, kreu i Administratës Kombëtare të Gjallërimit Rural.

Duke folur në një konferencë shtypi të mërkurën, Liu Huanxin bëri të ditur që është krijuar një mekanizëm dinamik monitorimi dhe mbështetjeje për të parandaluar që popullsia dikur e varfër të rikthehet në varfëri dhe gati 70 për qind e të monitoruarve nuk rrezikohen nga një gjë e tillë.

Vjet, qeveria qendrore dha 156.1 miliardë juanë (24.66 miliardë dollarë amerikanë) subvencione për të promovuar gjallërimin rural, 10 miliardë juanë më shumë se në vitin 2020. Prej tyre, mbi 50 për qind shkoi për zhvillimin industrial, bëri të ditur z. Liu.

Gjithsej 31.45 milionë veta dolën nga varfëria dhe gjetën punë në vitin 2021, me një rritje 4.2 % krahasuar me një vit më parë.

Të ardhurat neto për frymë të atyre që dolën nga varfëria arritën në 12 550 juanë, 16.9 % më shumë se në vitin 2020.

Kina hartoi 33 politika për të lidhur në mënyrë efektive zbutjen e varfërisë me gjallërimin rural, duke thelluar bashkëpunimin midis rajoneve lindore dhe perëndimore dhe duke ofruar ndihmë e mbështetje të shënjeshtruar për zhvendosjen në kuadër të zbutjes së varfërisë.

Në të ardhmen do të bëhen më shumë përpjekje për të rritur të ardhurat e njerëzve të nxjerrë nga varfëria, tha Liu. Ai theksoi punën e vazhdueshme për të rritur mbështetjen për punësimin industrial, infrastrukturën dhe shërbimet publike në vendbanimet e zhvendosjes në kuadër të pakësimit të varfërisë.(Artan)