Mbledhje urgjente e Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi problemin e Ukrainës(Foto:VCG)

Mbledhje urgjente e Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi problemin e Ukrainës(Foto:VCG)

Të hënën, situata në lindje të Ukrainës pati ndryshim të madh.

Lidhur me njohjen nga Rusia të dy “republikave” në lindje të Ukrainës, ShBA-ja deklaroi menjëherë sanksione financiare, duke u ndjekur nga disa vende të tjera perëndimore. Ndërkohë, në një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Kina u bëri thirrje palëve të përmbahen, duke mos ndërmarrë asnjë veprim që mund të acarojë më tej situatën e tensionuar.

Sipas një komenti të Grupit Mediatik të Kinës, pas zgjerimit të pandërprerë të NATO-s, nëse Ukraina përfshihet në këtë aleancë, kjo do të përbëjë kërcënim serioz ndaj sigurisë strategjike të Rusisë. “Kurse Ukraina, që ndodhet mes presioneve nga fuqitë e mëdha botërore dhe që shqetësohet për cenimin e sovranitetit dhe të sigurisë së vet kombëtare, shpreson se, nëpërmjet anëtarësimit në NATO, mund të fitojë mbrojtje. Ndërkohë, vendet europiane kanë frikë të përfshihen në një luftë të pakontrollueshme. Nga këto mund të kuptojmë se situata aktuale në Ukrainë është pasojë e një sërë faktorësh të ndërlikuar. Por ndër to, ShBA-ja ka luajtur rolin e ‘nxitëses’, duke ushtruar ndikim mbi Europën me anën e shkaktimit të tensioneve gjeopolitike, duke mos reaguar thelbësisht lidhur me kërkesat e Rusisë për garantimin e sigurisë strategjike”, thuhet në komentin e CMG-së.

Sipas komentit, mënyra më e mirë për zgjidhjen e krizës së Ukrainës është zhvillimi i bisedimeve dhe jo nxitja e përshkallëzimit të tensioneve. “Si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Kina mban një qëndrim konsekuent mbi problemin e Ukrainës. Preokupimi i çdo pale për sigurinë duhet të respektohet dhe parimet e Kartës së OKB-së duhet të mbrohen”, e mbyll komentin CMG-ja.