Konferenca e shtypit të Ministrisë së Financave(Foto:VCG)

Konferenca e shtypit të Ministrisë së Financave(Foto:VCG)

Uljet e taksave dhe të tarifave në Kinë në vitin 2022 do të jenë më të shumta sesa shkurtimet e vitit të kaluar prej 1.1 trilion juanësh (173.5 miliardë dollarë). Shpenzimet do të mbështesin fushat kryesore, duke përfshirë teknologjinë, mbrojtjen e mjedisit, jetesën e njerëzve, strategjinë kryesore rajonale dhe bujqësinë moderne, u shpreh të martën ministri kinez i Financave Liu Kun.

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NMV) do të jenë ndër përfitueset kryesore prej shkurtimit të taksave. Në vitin 2021, tatimi mbi vlerën e shtuar dhe tatimi mbi të ardhurat për NVM-të në sektorin e prodhimit u shtynë. Qeveria qendrore ndau gjithashtu 3 miliardë juanë shpërblime dhe subvencione për të mbështetur financimin për NVM-të, tha Yu Weiping, zëvendësministri i Financave.

Foto:VCG

Foto:VCG

Ndërkohë, pagesat e përgjithshme të transfertave për pushtetin vendor do të rriten shumë këtë vit, duke u prirur drejt zonave që ndeshen me vështirësi dhe atyre të pazhvilluara, bëri të ditur ministri Liu.

Sipas tij, organet e pushtetit vendor do të vazhdojnë të emetojnë bono të posaçme. Në janar, ato emetuan 484.4 miliardë juanë bono të posaçme mbi bazën e kuotës së paradhënies për vitin 2022 me vlerë 1.46 trilion juanë, për përdorim në transport, planifikimin urban, parqet industriale dhe banesat me subvencione nga qeveria.

Të ardhurat fiskale në Kinë vjet ishin 20.25 trilionë juanë, 10.7 për qind më shumë se më 2020.(Artan)