Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON) Thomas Bach e përgëzoi Grupin Mediatik të Kinës (CMG) për kontributin e tij në suksesin e transmetimit të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit të vitit 2022.

Duke iu përgjigjur një letre nga presidenti i CMG-së Shen Haixiong, kreu i KON-it tha se Komiteti Olimpik Ndërkombëtar është "shumë mirënjohës për angazhimin afatgjatë të CMG-së ndaj Lëvizjes Olimpike dhe për përpjekjet tuaja të vazhdueshme për promovimin e Shpirtit Olimpik në Kinë përmes transmetimit të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit të vitit 2022.” (Fang Xiaoyu/Artan)