foto/Xinhua

foto/Xinhua

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar(KON) i ka dhënë Kupën Olimpike popullit kinez si mirënjohje për mbështetjen e tij për Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit të vitit 2022, njoftoi presidenti i KON-it Thomas Bach gjatë sesionit të 139-të të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar në Pekin të shtunën.

“Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit 2022 nuk mund të kishin arritur këtë nivel të mrekullueshëm pa mbështetjen e popullit kinez. Ne arritëm të ndjenim ngrohtësinë, energjinë, mikpritjen dhe mbështetjen e tyre. Ata ishin shumë të përkushtuar për suksesin e Lojërave,” tha Bach.

"Populli kinez nga të gjitha sferat e jetës, i të gjitha brezave, nga bota kulturore, artistët, shkencëtarët, inxhinierët, fëmijët e shkollave dhe mijëra vullnetarë, i priti i gjithi me shumë ngrohtësi sportistët dhe ne. Kjo ishte vërtet emocionuese dhe vendimtare për suksesin e Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit”, shtoi ai.

foto/Xinhua

foto/Xinhua

Edhe pas Lojërave Olimpike Verore të Pekinit të vitit 2008, KON-i i dha Kinës Kupën Olimpike, duke vlerësuar kontributin e saj të madh për olimpiadat. (Fang XiaoyuArtan)