foto/VCG

foto/VCG

Gazeta gjermane "Frankfurter Allgemeine Zeitung" raportoi të mërkurën se vendimi i Komitetit Organizativ të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit për të transformuar Parkun Industrial Shougang në një vend të Lojërave Olimpike Dimërore bazohej në konsiderata të shumta si planifikimi urban dhe ekonomia.

Sipas raportit, planifikuesit urbanë perëndimorë e vlerësuan projektin si një transformim të suksesshëm të shkretëtirës industriale dhe një forum arkitektonik në Berlin prezantoi gjithashtu informacionin përkatës rreth kërcimit të skive Shougang. Platforma e garave me ski Shougang do të shndërrohet në një atraksion turistik pas Lojërave Olimpike Dimërore dhe qeveria kineze shpreson të tërheqë industri kreative dhe turistë përmes një mjedisi post-industrial. (Fang Xiaoyu/Eda)