foto/Xinhua

foto/Xinhua

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach deklaroi në një konferencë për shtyp të premten se Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022” ishin shumë të suksesshme dhe atletët ishin shumë të kënaqur. Ai i bëri vlerësimet nga këndvështrimi i sportistëve, organizimi i garave dhe transmetimi dhe trashëgimia olimpike.

"Në kontekstin e epidemisë globale, qeveria dhe populli kinez kanë ofruar një pritje të ngrohtë për atletët nga e gjithë bota dhe kanë ngritur një skenë ku atletët të tregonin veten. Atletët janë shprehur të lumtur për mjediset e zhvillimit të garave, fshatin olimpik dhe qarkun e mbyllur. Jam shumë i kënaqur me situatën e sigurisë. Përveç kësaj, atmosfera olimpike e këtyre Lojërave është më e forta krahasuar me Olimpiadat e mëparshme në të cilat kam marrë pjesë”, tha Bach.

Kreu i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Bach tha gjithashtu se “Në këto Lojëra Olimpike Dimërore, shumë atletë kapërcyen dëmtimet e tyre dhe shumë vështirësi të tjera, u shfaqën në mënyrë aktive dhe shfaqën nivelin e tyre të shkëlqyer të garës, por kishte edhe shumë histori prekëse.

Bach vlerësoi gjithashtu politikat e parandalimit të epidemisë. Sipas tij, gjatë Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit, shkalla pozitive e zbulimit të acidit nukleik në qarkun e mbyllur ishte vetëm 0.01%.

"Entuziazmi i njerëzve për Lojërat Olimpike Dimërore reflektohet gjithashtu në audiencën në të gjitha nivelet", u shpreh Bach. Ai theksoi se gjatë Lojërave Olimpike Dimërore, më shumë se 2.7 miliardë njerëz kanë ndjekur mediat zyrtare sociale të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Vetëm në Kinë më shumë se 600 milionë njerëz ndoqën Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit në TV. Përveç kësaj, Thomas Bach vlerësoi se teknologjitë digjitale të transmetimit dhe komunikimit të kësaj Olimpiadë Dimërore janë befasuese dhe ato do të nxisin për zhvillimin e ardhshëm të lëvizjes olimpike.

Bach përsëriti rëndësinë e trashëgimisë së Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit. Ai vuri në dukje se kontributi më i madh i Kinës në këto Lojëra Olimpike Dimërore është arritja e qëllimit për "të nxitur 300 milionë njerëz të marrin pjesë në sportet e akullit dhe borës". (Fang Xiaoyu/Eda)