“Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit janë Lojërat Olimpike Dimërore me vlerësimet më të larta deri më tani!”. Ky lajm i lëshuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe Komiteti Organizativ i Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit, më 16 shkurt ngjalli diskutime të nxehta në mbarë botën. Më herët, Shërbimi Olimpik i Transmetimeve tha se Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit kishin tërhequr vëmendjen e më shumë se 2 miliardë njerëzve në mediat sociale globale.

Foto:VCG

Foto:VCG

Krahasuar me Lojërat Olimpike Verore, Lojërat Olimpike Dimërore kanë marrë gjithmonë më pak vëmendje globale. Si e ndezën entuziazmin e audiencës globale Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit? Një nga arsyet më të rëndësishme është se ato kanë pasqyruar ndjekjen e përbashkët të frymës olimpike të "më shpejt, më të lart, më të fort dhe më të bashkuar" nga i gjithë njerëzimi, duke i sjellë botës gëzimin e forcës dhe bukurisë në kohë të vështira dhe duke e shtuar forcën e unitetit të gjithë njerëzimit.

Foto:Xinhua

Foto:Xinhua

Mund të shikojmë se ka shumë histori të tilla prekëse në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit. Veterania gjermane Claudia Pechstein, e cila ka konkurruar 8 herë në Lojërat Olimpike Dimërore në të pesëdhjetat e saj, lojtari kanadez Parrott, i cili mundi kancerin dhe u kthye në krye; atleti amerikan Caldwell që përqafoi atletin kinez Xu Mengtao për t’i uruar fitoren e medaljes së artë, atletja japoneze Yuzuru Hanyu dhe atleti kinez Jin Boyang që shprehën bukur miqësinë e tyre. Këto histori që përfaqësojnë këmbënguljen dhe miqësinë njerëzore janë transmetuar në të gjitha anët e botës në kohë reale përmes transmetimit,duke arritur në zemrën e të gjithëve.

Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit hapin një dritare perms së cilës bota njeh Kinën. Publiku ndoqi ceremoninë e hapjes me teknikë të lartë, sportistët vlerësuan restorantet smart, ndërsa sportistët amerikanë u emocionuan nga pasioni i vullnetarëve kinezë. Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit shfaqën Kinën reale, krejt të ndryshme në krahasim me raportimet e mediave të Perëndimit.

Foto:CMG

Foto:CMG

Kohët e fundit, atleti amerikan i skive në formë U-je, Aaron Bronke, theksoi në një konferencë shtypi se në ShBA, njerëzit do të dëgjojnë të gjitha llojet e raporteve të papërgjegjshme, të cilat në të vërtetë janë të rreme. "Kjo është një Olimpiadë Dimërore e nivelit të lartë në të cilën kemi marrë pjesë.” Ky vlerësim objektiv, i bazuar në fakte godet drejtpërdrejt ato forca perëndimore që politizojnë sportin.

Në komentin e CMG-së thuhet se mund të parashikohet se Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit me përqindjen më të lartë të shikueshmërisë do të jenë të paharrueshme dhe shpirti i bashkimit do të nxitë botë të zhvillohet më tej në të ardhmen.