Foto: VCG

Foto: VCG

Një pjesë e mediave perëndimore kanë pretenduar në shkrimet e tyre se prodhimi i borës për Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit do të shkaktojë ndotje të mjedisit.

Lidhur me këtë, Igor Ziljak, prodhues bore nga Kroacia është shprehur se gjatë shkëmbimit të mendimeve gjatë Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit me sportistë, trajnerë nga ShBA-ja, Austria, Sllovenia, Kroacia, ata kanë qenë të kënaqur me cilësinë e borës. Ata kanë shprehur opinionet e tyre se fortësia e moderuar e borës gjatë këtyre Lojërave ka ndikuar në përfundimin me cilësi të lartë të garave.

Sipas këtyre vlerësimeve rezulton se njoftimet e mediave perëndimore, nuk kanë asnjë logjikë. Autoritetet kineze të Lojërave Olimpike Dimërore kanë deklaruar se për prodhimin e borës është përdorur ujë nga rezervuaret e ujit në Yanqing, të cilat nuk kanë asnjë përmbajtje kimike. Bora prodhohet thjesht nga uji dhe kur në pranverë dëbora të shkrijë, mjedisi do të jetë i pastër, kanë thënë ata. (Çang Çuo)