Foto: VCG

Foto: VCG

Ditët e fundit, Shërbimi Olimpik i Transmetimeve njoftoi se Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit janë bërë Lojërat Olimpike Dimërore më të ndjekura deri sot dhe kanë tërhequr më shumë se 2 miliardë njerëz në mediat sociale në mbarë botën.

Lidhur me këtë, zëdhënësi Wang Wenbin tha se njerëzit nga e gjithë bota brohorasin për Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit, çka është mishërim i plotë i shpirtit olimpik.

"Në dy ditët e fundit, shumë media të huaja kanë raportuar për Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit me tituj si ‘Rekord i shikueshmërisë së Lojërave Olimpike Dimërore’. Kjo tregon që, megjithëse epidemia po përhapet, pasioni, gëzimi dhe miqësia që sjellin sportet e akullit dhe borës, ndahen nga popujt në mbarë botën. Bashkimi, bashkëpunimi dhe shpresa nga Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit kanë sjellë besim dhe forcë në vendet në mbarë botën," tha ai.

Ditët e fundit, 65 vullnetarë të Lojërave Olimpike dhe Paralimpike Verore të Tokios dërguan urimet e tyre për vullnetarët e Lojërave Olimpike dhe Paralimpike Dimërore të Pekinit. Lidhur me këtë, Wang tha: “Lojërat Olimpike Verore të Tokios dhe Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit janë të dyja ngjarje sportive të mbajtura në kushtet e pandemisë së COVID-19. Në sfondin e kësaj sfide globale, bashkimi dhe miqësia e njerëzve është edhe më e çmuar. Në të kaluar, kemi parë edhe miqësinë midis sportistëve dhe vullnetarëve nga shumë vende dhe rajone. Këto momente të solidaritetit njerëzor në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit do të bëhen kujtimet më të bukura në zemrat e njerëzve."(Çang Çuo)