Foto:MMK

Foto:MMK

Zëdhënësi i ushtrisë kineze Wu Qian të mërkurën i kërkoi SHBA-së të revokojë menjëherë shitje të mundshme armësh prej 100 milionë dollarësh në rajonin e Tajvanit të Kinës, të ndalojë lidhjet ushtarake me ishullin dhe të ndalojë dërgimin e sinjaleve të gabuara për forcat e "pavarësisë së Tajvanit".

Wu Qian, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare, tha se masa e SHBA-së shkel parimin e një Kine dhe përcaktimet e tre komunikata të përbashkëta midis Kinës dhe ShBA-së, veçanërisht Komunikata e 17 gushtit.

Pala kineze shpreh pakënaqësi të fortë dhe kundërshtim të fortë ndaj kësaj dhe paraqiti përfaqësime solemne me palën amerikane, tha Wu,dhe mendon se ky veprim është ndërhyrja e rëndë në punët e brendshme të Kinës, e cila minon marrëdhëniet midis ushtrive të dy vendeve, si dhe paqen dhe stabilitetin të ngushticës së Tajvanit.(Çang Çuo)