Foto: VCG

Foto: VCG

ShBA-ja vendosi të hënën shitjen e “Shërbimeve inxhinierike për raketat ‘Patriot’” dhe “Programit për monitorimin e fushës së betejës” me vlerë prej afro 100 milionë dollarësh për rajonin e Tajvanit të Kinës. Kjo është hera e 2-të që administrata e tanishme amerikane bën shitjen e armëve për Tajvanin.

Uashingtoni ka shkelur herë pas here premtimet politike për mosmbështetjem për “pavarësinë e Tajvanit” dhe ka ndërhyrë herë pas here në çështjet e brendshme të Kinës. Kjo ka treguar plotësisht që ShBA-ja është shkatërruesja më e madhe e paqes dhe stabilitetit në ngushticën e Tajvanit, shprehet CMG-ja në një koment të saj.

ShBA-ja deklaron që kjo shitje armësh është bazuar në “Aktin e marrëdhënieve me Tajvanin” dhe ka synim që ta ndihmojë Tajvanin të përballojë “kërcënimet në rajon”. Por fakti është që këto pretekste janë të pabaza dhe bien ndesh me realitetin.

Së pari, në tre komunikatat e përbashkëta Kinë-ShBA, posaçërisht në komunikatën e 18 gushtit, ShBA-ja pranon që në botë ka vetëm një Kinë, Tajvani është pjesë e Kinës dhe qeveria e Republikës Popullore të Kinës është qeveria e vetme e ligjshme në Kinë dhe ShBA-ja premton të pakësojë gradualisht shitjen e armëve Tajvanit derisa të zgjidhet plotësisht ky problem.

I ashtuquajturi “Akt i marrëdhënieve me Tajvan” dhe “6 garancitë” për Tajvan janë fabrikuar nga disa forca në ShBA dhe janë kundër 3 komunikatave të përbashkëta Kinë-ShBA. Thelbi i tyre është që të vendoset ligji i brendshëm amerikan mbi detyrimet ndërkombëtare. Kjo është e paligjshme dhe e pavlerë. ShBA-ja duhet të zbatojë parimin e “Një Kine” dhe 3 komunikatat e përbashkëta Kinë-ShBA. Kjo është baza politike e marrëdhënieve kino-amerikane.

Së dyti, në këto vite gjendja e ngushticës së Tajvanit është tensionuar, sepse autoritetet e Tajvanit përpiqen të kërkojnë “pavarësinë me mbështetje nga ShBA-ja” dhe disa njerëz në ShBA po përpiqen për “kufizimin e Kinës me shfrytëzimin e çështjes së Tajvanit”. Qeveria amerikane po tenton të kufizojë hapat e zhvillimit të Kinës, duke provokuar tensione në ngushticën e Tajvanit dhe duke e përfshirë Tajvanin në “Strategjinë e Indo-Paqësorit”. Krahas kësaj, me shitjen e armëve për Tajvanin, ShBA-ja ka fituar shumë para. Shumë njerëz të arsyeshëm në Tajvan kanë vënë në dukje që shitja e armëve është vetëm “mashtrim nga amerikanët për paratë e tajvanezëve”. ShBA-ja e konsideron Tajvanin si bankomat për kompanitë amerikane të armëve. Po të kishte luftë në ngushticën e Tajvanit, Tajvani patjetër do të braktisej nga ShBA-ja.

Problemi i Tajvanit është çështja më e rëndësishme dhe më e ndjeshme në marrëdhëniet Kinë-ShBA. Uashingtoni e kupton mirë këtë. Pas ardhjes në fuqi, administrata e tanishme amerikane premtoi të zbatojë politikën e “Një Kine” dhe të mos mbështetë “pavarësinë e Tajvanit”, duke thënë se shpreson të ruhet paqja e stabiliteti në ngushticën e Tajvanit. Mirëpo faktet kanë treguar që ShBA-ja nuk po zbaton në mënyrë konkrete premtimet e saj.

Veprimet janë ndryshe nga premtimet, dhe kjo ka zbuluar sërish hipokrizinë e SHBA-së dhe qëllimet e saj të vërteta. Analistët vënë në dukje që ShBA-ja po përpiqet të shtrembërojë parimin e “Një Kine” dhe të tolerojë veprimet e rrezikshme të forcave separatiste të “pavarësisë së Tajvanit”. Kjo do ta çojë Tajvanin në një rrezik jashtëzakonisht të madh dhe do të sjellë kosto të papërballueshme për ShBA-në.

Kina duhet medoemos të ribashkohet dhe do të ribashkohet. Ky është një proces historik që nuk mund të pengohet nga askush. ShBA-ja duhet të zbatojë vërtet parimin e “Një Kine”, të anulojë shitjen e armëve për Tajvanin, të ndalojë lidhjet ushtarake me Tajvanin dhe të mos dëmtojë interesat e Kinës duke shfrytëzuar forcat separatiste të “pavarësisë së Tajvanit”. Përndryshe, Kina do të marrë masa të drejta dhe të fuqishme, për mbrojtjen e vendosur të sovranitetit dhe interesave të veta të sigurisë. “Kina vepron ashtu siç thotë!”, e mbyll komentin CMG-ja.