Shumë qytete në Kinë kanë zhvilluar aktivitete turistike të kulturave lokale për të tërhequr vizitorë gjatë Festivalit të Pranverës, megjithëse shumë udhëtime në distancë janë shmangur, për të parandaluar përhapjen e Covid-19, citon “Xinhua”.
Foto: VCG
Aktivitete të ndryshme në lidhje me turizmin kulturor u zhvilluan në Quanzhou, duke inkurajuar turistët të vizitojnë muzetë e trashëgimisë kulturore dhe teatrin tradicional të operës kineze për të shijuar kulturën e qytetit.
Foto: VCG
Po ashtu edhe në qytetin Ningbo, Zhejiang, gjatë festimeve për Vitin e Ri Hënor, u zhvilluan pothuajse 100 aktivitete në lidhje me turizmin kulturor në pika të famshme turistike, me gatime tipike të zonës, kostume popullore, muzikë dhe ekspozita. Qyteti shpërndau gjithashtu kuponë “online” me vlerë 1 milion juanë (rreth 156,873 dollarë) për të stimuluar turizmin kulturor lokal. Qytete të tilla si Harbin në provincën Heilongjiang në Kinën verilindore, të famshëm për turizmin e akullit dhe dëborës, janë bërë destinacionet kryesore për turistët, ndërsa Lojërat Olimpike Dimërore Pekin 2022 po tërheqin vëmendjen globale.