foto/VCG

foto/VCG

Ditët e fundit në rrjetet sociale është shpërndarë shumë herë një video nga sportistja amerikane Tessa Maud, e cila është përlotur nga entuziazmi i një vullnetari në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit, që i tha “Mirë se vini në Kinë!”

foto/VCG

foto/VCG

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Zhao Lijian tha se ai e ka parë këtë video të Tessa Maud-it, që ka thënë se ky ishte “momenti më i paharrueshëm në jetën e saj”, ndërsa vullnetari i përmendur nga Maudi i shkroi asaj “arritje të reja në Tokën e Verdhë” dhe e ftoi të vinte përsëri në Kinë. Një numër i madh përdoruesish kinezë të internetit i kanë lënë mesazhe Maudit dhe i kanë dërguar urime të ngrohta.

“Që nga hapja e Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit, ka pasur shumë histori të tilla që përcjellin ngrohtësi, miqësi dhe unitet. Shumë sportistë thanë se u pëlqente dhe vlerësonin gjithçka që u kishte ndodhur në Kinë dhe se gjëja që u pëlqente më shumë të bënin çdo ditë ishte të numëronin se sa vullnetarë i përshëndetnin me buzëqeshje kur takoheshin. Mendoj se këta vullnetarë janë të mrekullueshëm! Ne kemi vënë re gjithashtu se shumë sportistë dhe gazetarë publikuan video të shkurtra duke lavdëruar teknologjinë brenda Fshatit Olimpik, si robotët që shërbejnë ushqime, dhe duke thënë që ushqimi kinez është i shëndetshëm dhe i pasur.”

foto/VCG

foto/VCG

Zëdhënësi tha më tej se në këtë Olimpiadë Dimërore, rreth 3000 sportistë nga 91 vende dhe rajone u mblodhën në “qytetin e dy olimpiadave” për të garuar në të njëjtën fushë nën flamurin e Pesë Unazave, duke ndarë gëzimin dhe pasionin që sjell sporti. Rreth 170 përfaqësues zyrtarë nga afro 70 vende dhe organizata ndërkombëtare, duke përfshirë 31 krerë shtetesh e qeverish, anëtarë të rëndësishëm të familjeve mbretërore dhe drejtues të organizatave ndërkombëtare, udhëtuan mijëra kilometra drejt Kinës për të brohoritur për olimpistët. (Fang Xiaoyu/Artan)