VCG

VCG

Në Kinë u kryen më shumë se 250 milionë udhëtime të brendshme gjatë pushimeve shtatëditore të Festës së Pranverës që filluan nga 31 janari.

Të dhënat zyrtare tregojnë se fitimet e sektorit të turizmit të brendshëm në Kinë arritën gati 290 miliardë juanë, ose rreth 45 miliardë dollarë.

Veprimtaritë vendore të zbavitjes, udhëtimet afatshkurtra, udhëtimet me makinën personale dhe udhëtimet familjare janë bërë prirje të reja këtë vit.

Autoritetet kineze po planifikojnë të promovojnë turizmin e brendshëm kur pandemia e COVID-19 të jetë nën kontroll, duke promovuar shërbime të përmirësuara.

Sipas planit të fundit pesëvjeçar për sektorin e turizmit, Kina do të krijojë më shumë lehtësi për turistët brenda vendit, duke përfshirë promovimin e udhëtimeve me makina personale dhe anije turistike.

Rezervimet jashtë vendit, pagesat nëpërmjet internetit dhe shërbimet gjuhësore do të përmirësohen për të ndihmuar njerëzit të kenë një përvojë më të mirë në përdorimin e kartave bankare, internetit dhe shërbimeve të ofrimit të ushqimit.(Zhan Dian/Artan)