VCG

VCG

Kina shprehu kundërshtim të fortë të hënën ndaj "Projektligjit 'Amerika KONKURRON' të vitit 2022" të miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve e ShBA-së javën e kaluar, duke thënë se është "i mbushur me mendësi të Luftës së Ftohtë", duke e quajtur një veprim për të përbaltur rrugën e zhvillimit të Kinës dhe politikat e saj të brendshme dhe të jashtme.

"Është puna e Amerikës se si e zhvillon dhe e shton konkurrueshmërinë", tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Zhao Lijian, duke shtuar se ShBA-ja nuk duhet ta përdorë zhvillimin si një justifikim për të ndërhyrë në punët e brendshme të Kinës.(Zhan Dian/Artan)