Xinhua

Xinhua

Su Yiming i Kinës ka shënuar një arritje të madhe në historinë e Olimpiadave Dimërore të Kinës me marrjen e një medaljeje argjendi në rrëshqitje me dërrasë dëbore për meshkuj në parkun “Genting Snow” në Zhangjiakou të provincës Hebei të Kinës Veriore.

17-vjeçari mori 88.70 pikë në provën e dytë nga tre të tilla, duke u bërë i pari sportist kinez mashkull që ngjitet në podiumin e medaljeve për rrëshqitjen me dërrasë dëbore të stilit të pjerrësisë në një olimpiadë dimërore.(Zhan Dian/Artan)