Foto: Xinhua

Foto: Xinhua

Presidenti kinez Xi Jinping u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, duke rikonfirmuar mbështetjen e Kinës për luftën globale kundër COVID-19.

Presidenti Xi tha gjithashtu që Kina është e gatshme të bashkëpunojë nga afër me OKB-në për të nxitur një zhvillim global më të fortë, më të gjelbër dhe më të shëndetshëm.

Ai shtoi se Kina do të vazhdojë të japë kontribut për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit botëror, si dhe ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët për njerëzimin. (Çang Çuo)