foto nga Xinhua

foto nga Xinhua

Znj. Peng Liyuan, bashkëshorjta e presidentit kinez Xi Jinping, u takua të shtunën në Pekin me Maria de Lourdes Alcivar-in, zonjën e parë të Ekuadorit. Biseda u përqendrua rreth luftimit të pandemisë së COVID-19 dhe shkëmbimeve kulturore midis dy vendeve.

Në një dhomë të zbukuruar me bozhure kineze dhe trëndafila nga Ekuadori, znj. Peng mirëpriti ngrohtësisht znj. Alcivar, që shoqëroi presidentin ekuadorian Guillermo Lasso në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit të vitit 2022 të premten.

Duke përshëndetur përpjekjet e Pekinit për të organizuar Lojërat Olimpike Dimërore pavarësisht ndikimit të COVID-19, Alcivar shprehu vlerësimin për ndihmën e Kinës për Ekuadorin në luftën kundër pandemisë dhe u uroi sportistëve të të dy vendeve suksese në olimpiadë.

Të dy zonjat e para panë gjithashtu së bashku Operën e Pekinit. Znj. Alcivar vlerësoi interpretimin e shkëlqyer të artistëve dhe tha se shpresonte të mësonte më shumë për kulturën tradicionale kineze në të ardhmen.

Znj. Peng nga ana e saj theksoi se mund të bëhen përpjekje të përbashkëta për të thelluar shkëmbimet kulturore njerëzore dhe bashkëpunimin midis Kinës e Ekuadorit, për të rritur mirëkuptimin e ndërsjellë. (Fang Xiaoyu/Artan)