“Vetëm me bashkim, mund të ecim më shpejt, të realizojmë objektiva më të lartë dhe të bëhemi më të fortë”, kjo është thirrja e kryetarit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach ndaj pjesëmarrësve në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit.

Në një koment të Grupit Mediatik të Kinës vihet në dukje se, si edicioni i parë i këtij mitingu madhështor ndërkombëtar pas shtimit të “së bashku” në moton olimpike, Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit kanë tërhequr gati 3000 sportistë nga afro 90 vende e rajone të botës, të cilët do të konkurrojnë për një numër rekord medaljesh në historinë e këtyre lojërave. Nga viti 2008 deri në vitin 2022, Pekini është bërë qyteti i parë në botë që organizon lojërat olimpike në të dy stinët. Sivjet Lojërat Olimpike Dimërore përkojnë me Festën e Pranverës, festa më e rëndësishme kineze, që spikat për ribashkimin familjar. Ndërkohë, dita e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit është “Fillimi i pranverës” ndër 24 fazat stinore sipas kalendarit bujqësor kinez, e cila, siç shprehet një studiues turk, do t’i sjellë gjithë njerëzimit gjallërinë e pranverës.

“Në këtë moment të rëndësishëm, Pekini është gati! Lojërat Olimpike Dimërore që mbahen këtu do të vazhdojnë të bashkojnë botën me frymën e paqes, miqësisë dhe solidaritetit, duke trashëguar nderin dhe ëndrrën olimpike mbi 100-vjeçare”, shkruhet në koment.(Foto:VCG)