Me rastin e Vitit të Ri Kinez të Tigrit, Stacioni Qendror i Amerikës së Veriut i Grupit Mediatik të Kinës ka vendosur bashkëpunim të thellë me mediat kryesore, si NBC, për të promovuar kulturën e Festës së Pranverës dhe Galanë e Festës së Pranverës 2022 në të gjithë ShBA-në.

NBC-ja prodhoi posaçërisht një video promovuese për Galanë e Festës së Pranverës 2022, e cila do të transmetohet në mediat sociale jashtë Kinës gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të Galasë.

Të martën, jashtë Teatrit Kinez në Hollivud të Los Anxheles, u shfaq në një ekran elektronik videoja promovuese e Galasë së Festës së Pranverës të CMG-së, duke tërhequr turistët për ta parë dhe duke shtuar një ngjyrë festive në “qytetin e engjëjve”.(Zhan Dian/Artan)