Presidenti kinez Xi Jinping i ka dërguar një letër urimi Forumit të Grupit Mediatik të Kinës (CMG), i cili u hap më 26 janar në Pekin.

Ndërsa Olimpiada Dimërore e Pekinit po afron, Xi shkroi se Kina do të ofrojë një Olimpiadë Dimërore të thjeshtë, të sigurt dhe të shkëlqyer për botën. Letra e urimit e presidentit u prit ngrohtësisht nga stafi i CMG-së.

Si media kryesore e Kinës dhe partnere e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, rreth 300 punonjës të CMG-së do të marrin pjesë në raportimin e plotë të Lojërave Olimpike dhe Paralimpike Dimërore të Pekinit. CMG-ja ka mobilizuar plotësisht burime të ndryshme për të bërë një punë të mirë raportimi dhe për të treguar historitë e Lojërave Olimpike Dimërore në sfondin e epidemisë.(Zhan Dian/Artan)