Foto:CMG

Foto:CMG

U hap të mërkurën në Pekin edicioni i parë i Forumit Global Mediatik të Inovacionit, i organizuar nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG). Me mbështetjen e Komitetit Olimpik Kombëtar të Kinës, Komitetit Organizator të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit dhe Ministrisë së Teknologjisë të Kinës, përfaqësuesit e 145 mediave nga 78 vende e rajone të botës do të marrin pjesë në forumin virtual, duke zhvilluar diskutime mbi temën "Së bashku për një Olimpiadë të Teknologjisë së Lartë".

Në një letër urimi drejt forumit, presidenti kinez Xi Jinping vuri në dukje se së shpejti Kina do t'i japë botës një takim olimpik të thjeshtë, të sigurt dhe të mrekullueshëm. Ai shprehu shpresën se pjesëmarrësit në forum do të shkëmbejnë gjerësisht mendime për shfaqjen e magjisë së sporteve dimërore, për promovimin e shpirtit olimpik dhe për nxitjen e zhvillimit të sporteve olimpike dimërore.

Kryetari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach në forum(Foto:CMG)

Kryetari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach në forum(Foto:CMG)

Në videofjalimin e vet të rastit, kryetari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach tha se, në dekadat e kaluara, Grupi Mediatik i Kinës dhe Televizioni Qendror i Kinës (tani pjesë e CMG-së) kanë qenë partnerë të çmuar të KON-it dhe kanë qenë gjithmonë të përkushtuara për ta përcjellë magjinë e Lojërave Olimpike te miliona banorë kinezë. "Me hapjen e kanalit olimpik të CMG-së, bashkëpunimi dypalësh është ngritur në një lartësi të re. Në prag të hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore të mrekullueshme në Pekin, i falënderoj CMG-në dhe të gjithë partnerët e tjerë mediatikë që do të hapin së bashku me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar një faqe të re emocionuese në historinë e sportit," tha kreu i KON-it.

Presidenti i Grupit Mediatik të Kinës Shen Haixiong në forum(Foto:CMG)

Presidenti i Grupit Mediatik të Kinës Shen Haixiong në forum(Foto:CMG)

Në fjalimin e mbajtur në ceremoninë e hapjes së Forumit, presidenti i Grupit Mediatik të Kinës Shen Haixiong theksoi se CMG-ja gjithmonë i kushton vëmendje transmetimit të Lojërave Olimpike me risi teknologjike. Në Lojërat Olimpike Verore të Tokios, CMG-ja realizoi për herë të parë në botë transmetimin e lojërave sportive me teknologjinë 4K, kurse 100 ditë para çeljes së Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit, hapi Kanalin Olimpik, i parë televizion sportiv në botë që transmeton 24 orë në ditë me sinjalin 4K. "Dy ditë më parë, përuruam kanalin televiziv me qartësi ultra të lartë me teknologjinë 8K, duke ndihmuar edhe më tej në transmetimin e garave fantastike në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit. Si praktikuese e risive mediatike, CMG-ja është e gatshme të bëjë përpjekje të përbashkëta me partnerët botërorë, duke zhvilluar bashkëpunim të gjithanshëm me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar për të paraqitur një miting madhështor të ‘sporteve të bardha’," tha z. Shen.

Kryeekzekutivja e agjencisë amerikane të lajmeve AP, Daisy Veerasingham në forum(Foto:CMG)

Kryeekzekutivja e agjencisë amerikane të lajmeve AP, Daisy Veerasingham në forum(Foto:CMG)

Edhe drejtuesit e shumë mediave dhe organizatave mediatike ndërkombëtare mbajtën fjalime virtuale në ceremoninë e hapjes së forumit. Kryeekzekutivja e agjencisë amerikane të lajmeve AP, Daisy Veerasingham, e falënderoi CMG-në për organizimin e këtij forumi dhe i bëri edhe ajo jehonë rëndësisë së risive teknologjike në fushën e medias.

Siç mësohet, nga 26 deri më 27 janar, katër nënforume do të mbahen dhe transmetohen në platformat multimediale të disa institucioneve pjesëmarrëse.(Zhang Yan/Artan)