Foto: Një poster i Galasë së Festës së Pranverës 2022(CGTN)

Foto: Një poster i Galasë së Festës së Pranverës 2022(CGTN)

Grupi Mediatik i Kinës (CMG) organizoi të dielën provën e dytë të Galasë së Festës së Pranverës 2022. Interpretimi i artistëve të tre brezave gjeti jehonë të madhe te publiku.

Në mbrëmjen e sivjetshme për Vitin e Ri Kinez (Festa e Pranverës) do të shkëlqejnë shumë yje të artit kombëtar. Artistët e vjetër do të sjellin një atmosferë të theksuar kulturore, ndërsa të rinjtë do të shpërfaqin gjallërinë dhe energjinë e brezit të ri.

Galaja, nëpërmjet numrave të shumëllojshëm, pritet të pasqyrojë zhvillimin dhe ndryshimin e kohërave dhe të sjellë gëzim e energji pozitive në këtë ditë të shënuar për popullin kinez.

Ajo do të fillojë të transmetohet në orën 8 të mbrëmjes së 31 janarit sipas orës së Pekinit, vigjilja e Vitit të Ri Kinez 2022.

Kjo shfaqje prej katër orësh, që filloi në vitin 1983, është bërë shfaqja më e ndjekur televizive në botë. Ajo përbëhet nga këngë, valle, skeçe, akrobaci dhe numra magjie.(Zhang Yan/Artan)